Administratori i një njësie administrative në Lezhë, i identifikuar si Besnik Simonaj, 41-vjeç, është plagosur këtë të premte me armë nga një person tjetër.
41-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Autori i dyshuar për ngjarjen është Altin Marku, i cili e ka qëlluar pas një sherri në zyrën e Njësisë Administrative.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori ka pasur konflikte me administratorin.
Ndërkohë që policia ka blinduar zonën dhe po punon për kapjen e autorit.
“Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Lezhës./TopChanel/
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...