Një 20-vjeçar me iniciale ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë” në qytetin e Shkodrës.
I plagosuri Niko Podia është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kurse autori është identifikuar nga policia 27-vjeçari me iniciale F.P. dhe është shpallur në kërkim.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:
Më datë 03.12.2018, rreth orës 15:45, pranë shkollës Pyjore, në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi N. P., rreth 20 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjt, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin F. P, 27 vjeç, banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...