Një 57-vjeçar është plagosur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë, Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, kur dyshohet se shtetasi F. V., 57 vjeç, është vetëplagosur me një armë gjahu, të cilën e mbante me leje.
Menjëherë pas incidentit, 57-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk raportohet për rrezik për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të kryer dokumentimin e nevojshëm ligjor.
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...