Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me mjet prerës një 51 vjeçar i cili ka qenë duke kryer punime në banesën e këtij të fundit.
I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor, ndërsa mësohet se agresori S. A. ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Njoftimi
Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:
– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A./TCH
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...