Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’ sjell identitetin dhe shpirtin shqiptar

23:27 | 16 Maj 2026
Q L

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë apel për të votuar kodin 05 të Alis Kallaçit, përfaqësuesit të Shqipërisë i cili perfmoi me këngën ‘Nan’.

Rama thekson se kënga ‘Nan’ e Alis “ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar”, shkruan rtsh.al.

‘’Alis ngjitet në finalen e #Eurovision2026 me “Nân”, një këngë që ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar❤️

Ftojmë të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke VOTUAR 05📲 🇦🇱

Suksese Alis’’, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale