Nën kërcënimin e armës një person ende i paidentifikuar ka grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë.
Sipas ‘BalkanWeb’ autori i grabitjes ishte një i vetëm. Ky shtetas mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.
Policia e qytetit të Tepelenës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një djalë të gjatë, i maskuar me kapuç i cili ka evituar patrullën e policisë në qarkullim para se të kryente grabitjen.
Mësohet gjithashtu se punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Sqarohet po ashtu se autori ka mundur të grabisë xhiron ditore nga arka, shuma e së cilën nuk dihet ende.
Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...