Mjeku Pëllumb Pipero, ndau në një lidhje në emisionin “Opinion” një lajm që sapo kishte marr.
Është fjala për kryerjen e analizës serologjike, e cila tregon nivelin e antitrupave COVID-19 në gjakun e personave. Sipas Piperos, kjo analizë do të nisë të hënën me stafin e QSUT.
“Sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situtës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”, tha Pipero duke deklaruar që ky është një vendim I Ministrisë së Shëndetësisë.
“Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme për të marr vendime se si do të vazhdojë më pas”, u shpreh Pipero.
Kryerja e analizës serologjike, u sugjerua edhe nga ish-Ministri i shëndetësisë Leonard Solis, si një process që ndikon në identifikimin e personave që kanë patur kontakt me virusin.
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...