Pikat e karburanteve në Shqipëri nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në VKM-në e vitit 2014.
Eksperti Enriko Ceko duke iu referuar kësaj VKM-je tha se karburantet përvecse nuk respektojnë distancat, nuk plotësojnë as kushtet.
Ai tha se karburantet duhet të kenë një pikë të kontrollit të makinave, por edhe tualete.
Enriko Ceko: Nëse do ti referohemi një VKM-je të 2014 është një vendim që përcakton qartë. Në akset kryesore dhe në rrugët e tipit, A, B, C., ky vendim përcakton distancën që duhet të ketë pika e karburantit nga objektet përreth që është 30 metra.
Dmth nga pika e karburantit në një rreze 30 metra nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë. Kjo pikë nuk plotësohet. E dyta, brenda në qytet pikat e karburanteve duhet të jenë 500 metra. Në rrugët urbane 6 km, në rrugët interurbane dytësore 10 km dhe në autostrada është 15-60 km. Kjo VKM është përpjekur që ti përafrohet legjislacionit evropian për distancat dhe kushtet që duhet të plotësojë një pikë karburanti për të qenë e licencuar.
Përveç kësaj, kjo VKM përcakton edhe kushtet që duhet të ketë një pikë karburanti për të ofruar shërbimin. Në qytet pika e karburantit duhet të ofrojë një shërbim për kontrollin e makinës, duhet të ketë tualet. Dmth këto minimalet, pikat e karburanteve nuk i ofrojnë.
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci