Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen disa punonjës policie, duke dhunuar një të ri i cili kishte thyer orarin e lëvizjes, ka ardhur një reagim nga ana e Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimi pas kësaj ngjarje të ndodhur është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19.
Deklarata e plotë:
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19.
Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...