Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e përkohshëm të dekretit presidencial që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Tiranë, më 9 nëntor ka reaguar dhe Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës.
Në qëndrimin e tij në rrjetet sociale, Binaj deklaroi se kurdo që të caktohet votimi, do të marri pjesë me vizionin dhe vullnetin për ndryshim.
Duke e cilësuar garën në Tiranë si hapin e parë të një rruge më të gjatë drejt një politike të ndershme, Binaj u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen çdo ditë për të rikthyer besimin te politika si shërbim publik.
“Pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për ta”, ka theksuar Florian Binaj, duke përfunduar se “partia më e rëndësishme dhe më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve“.
“Miqtë e mi, zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim. Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve, shkruan Binaj në reagimin e tij./rtsh.al/
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin