Pesticidet që u hidhen produkteve bujqësore, por dhe kimikatet që janë në përbërje të objekteve të ndryshme janë shkak i rritjes së numrit të personave të prekur me kancer në Shqipëri.
Në Kongresin e 13-të të sëmundjeve të gjakut është theksuar se në Shqipëri regjistrohen 450 raste çdo vit, duke mos bërë më dallim nga shtetet që e kanë ndezur sinjalin e alarmit. Kreu i Shoqatës se Mjekëve Arben Ivanaj kërkoi kërkoi më shumë kujdes në përzgjedhjen e mallrave të konsumit.
”Shtimi i faktorëve agresivë ndaj shëndetit tonë në jetën e përditshme dhe rritja e sensibilitetit dhe regjistrimit të këtyre sëmundjeve ka bërë që të kemi një shtim relativ të këtyre të sëmurëve dhe në Shqipëri ashtu siç konstatohet në vendet e tjera të Europës. Cilësia e jetës dhe të jetuarit shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Të ruhemi nga gjërat abuzive të tepërta dhe të merremi me sport. Kanceri i gjakut prek të gjitha grupmoshat, duke mos kursyer as të rinjtë, të cilët janë po aq në risk sa të moshuarit apo duhanpirësit.”-përfundoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...