Një 73-vjecar suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme në një nga plazhet private në lagjen nr.1 të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të ditës së sotme, kur Benqt Old Tixer 73 vjec nga Suedia, pasi është futur në ujë, disa minuta më pas ka humbur ndjenjat.
Pushues të tjerë në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur autoambulanca.
Edhe pse është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, 73-vjecari ka ndërruar jetë.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që 73-vjecari të ketë pësuar arrest kardiak./euronews.al
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...