Tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve detare turistike në gjirin e Kakomesë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10 dhe të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
“Sot, më datë 14 shtator 2025, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar: Charlotte Ann Richards – shtetase australiane, Alit El Haj Sofian – shtetas francez, Bionde Catherine – shtetase italiane. Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në operacionin e shpëtimit Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH),Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit falënderon të gjitha strukturat që kontribuan në shpëtimin e qytetarëve, veçanërisht Policinë Kufitare Sarandë dhe Urgjencën Kombëtare.
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
DKA heton ligjëratën për Specialen në ‘Xhevdet Doda’, parala...