Përmirësohet situata me përmbytjet në Lezhë, bie me 40 cm niveli i ujit në Drin

08:28 | 9 Janar 2021

Përmirësohet situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë.

Ora News raporton se niveli i ujit në lumin Drin ka rënë me rreth 40 cm.

Ndërsa bëhet e ditur se ka një tërheqje të konsiderueshme të ujit dhe nga tokat bujqësore të përmbytura.

Në këtë situatë ka ndikuar ndërprerja e reshjeve si dhe funksionimi i hidrovoreve me kapacitet të plotë gjatë natës.

Si shkak i reshjeve ka patur shkarje të tokës dhe rrëshqitja dherash në Lezhë, Torovicë dhe disa zona të Mirditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara