Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave nga përmbytjet që goditën Spanjën jugore dhe atë lindore.
Teksa shpreh solidaritetin me popullin spanjoll për këtë fatkeqësi natyrore që goditi qytetet e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias, ai shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar, shrkuan Arbresh.info.
“Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës! Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, ka shkruar ai në “X”.
Ndryshe, në vetëm 12 orë Spanja jugore dhe lindore u godit nga stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu duke sjellë përmbytjeve dhe shkatërrime të mëdha në Valencia dhe qytete rreth saj.
Si pasojë e përmbytjeve të paktën 51 persona kanë humbur jetën, ndërsa zonat e prekura ka shpallur gjendjen e emergjencës./Arbresh.info/
Deeply shocked by the severe floods affecting the areas of Valencia, Andalusia and Murcia in Spain, the worst natural disaster, killing at least 51 people. My condolences and sympathy go out to the families of the victims. Sending strength and solidarity to the people and…
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2024
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK