Reshjet e dendura të shiut kanë përfshinë Vlorën kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit, duke paralizuar qarkullimin dhe kalimin e këmbësorëve. Vetëm pak minuta shi me intensitet të lartë kanë mjaftuar për të mbushur me ujë disa akse kryesore dhe lagje.
Probleme të mëdha janë regjistruar në disa lagje të Vlorës dhe përgjatë bulevardit kryesor, ku rrugët u mbushën me ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Ndër më të prekura është rruga “Albano dhe Romina”, e cila përmbytet shpesh në raste reshjesh të dendura, duke dëmtuar edhe bizneset në zonë.
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë përfshirë disa qytete në vend ku janë shënuar edhe rënie të temperaturave./rtsh

Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë