Vështirësohet me tej situata me zjarret në Shëngjin.
Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë.
Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët.
Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.
Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave./oranews
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...