Një hetim shtatëmujor i prokurorisë dhe policisë së Tiranës, zbuloi një rrjet të gjerë prostitucioni në disa hotele të kryeqytetit dhe përfundoi me shtatë të arrestuar.
Sipas hetimit rezulton se një nga vajzat e arrestuara shërbente si “pika e kontaktit”, mes klientëve dhe vajzave të tjera që ushtronin prostitucion në Tiranë.
Transporti i tyre kryhej nga disa taksistë në kryeqytet, që gjithashtu u arrestuan.
Ndërsa, vëzhgimi dhe përgjimi i kryer nga policia ka zbardhur një pjesë të mira të episodeve të prostitucionit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet.
Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient. Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre
Më poshtë mund të lexoni pjesë nga përgjimi:
Vajza 1: …zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me dy miqtë e mi, po hajde mos u vono. Merr taksi se ta paguaj unë. Merr prezervativ…
Vajza 2: Nuk kam asnjë lek me vete!
Vajza 1: OK, s’ka gjë!
Vajza 2: A je aty ku ke qenë atë ditë?
Vaja 1: Po, por me një shok tjetër, njeri yll bote. /mapo.al/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1