Policia e Shtetit ka bërë të ditur sasinë e drogës së kapur në fshatin Llakatund të Vlorës. Rreth orës 23.00 të së premtes përfundoi peshimi i sasisë rekord të kapur në këtë operacion. Sipas njoftimit zyrtar gjatë gjithë operacionit është sekuestruar 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Policia thotë se janë sekuestruar edhe 5 armë zjarri, 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.
Operacioni startoi më datë 13 korrik nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës.
Pjesa më e madhe e lëndës narkotike u gjet në 3 banesa të fshatit Drithas me peshë prej 14 ton e 466 kg Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate. Në këtë fshat janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike. Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati. Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie
Gjithashtu të premten në vijim të operacionit masiv antidrogë në Llakatund u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.
Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike.
Policia thotë se vazhdon veprimet e mëtejshme të transportimit të lëndës narkotike drejt ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi