Një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Ballshit në Shqipëri është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Në bazë të informacioneve parparake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një klasat e shkollës.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme material në klasën ku ra zjarri, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në datë 03.01.2023, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al/
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë