Një person ka humbur jetën këtë të hënë pasi një banesë u përfshi nga flakët në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës.
Nga burimet paraprake është mësuar se viktimë e këtij zjarri mbeti shtetasi Vasil Dolani.
Top Channel ka mësuar se brenda në banesë ndodheshin katër persona në momentin kur ka rënë zjarri.
Tre prej tyre kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa Vasil Dolani ka mbetur brenda dhe është gjetur pa shenja jete nga zjarrfikësit.
Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me ekipin e zjarrfikëses, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.
Ndërkaq, forcat zjarrfikëse po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit