Pas informacioneve se persona të paidentifikuar po shpërndanin para në vendin e quajtur lagja ‘Guerrile’ Shkodër, efektivët e policisë ndaluan një automjet në pronësi të KESH Tiranë.
Një ekonomist 48-vjeçar i KESH dhe katër persona të tjere u shoqëruan në komisariat, ku punonjësi i KESH deklaroi se para rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas një VKM-je.
Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe 4 shoqëruesit e tij.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bëjnë me dije se përveç rastit të Shkodrës, janë nën gjurmim edhe disa raste të tjera, për të cilat policia është shumë afër prangosjes së personave që ofrojnë para në këmbim të votës etj.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër