Deputetët e Parlamentit Evropian kanë diskutuar këtë të martë mbi progresin e dhjetë vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë debatit të tyre të parë, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ajo theksoi se të dyja vendet janë pretendente kryesorë për anëtarësim dhe mund ta përfundojnë procesin e grupkapitujve brenda dy viteve të ardhshme.
“Mali i Zi i ka të gjitha kapacitetet që të përfundojë procesin e grupkapitujve deri në vitin 2026, ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim, por sigurisht, kjo është një punë e vështirë,” deklaroi znj. Kos.
E pyetur nëse i sheh këto vende si anëtare deri në vitin 2028, ajo u shpreh optimiste, duke theksuar se suksesi do të varet nga përmbushja e detyrimeve të tyre. Sipas saj, procesi i integrimit evropian është një përgjegjësi e përbashkët, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën.
“Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe gjithë ky përmirësim e vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë këtu Serbinë. Megjithatë përparimi në këtë rrugë kërkon bashkëpunim dhe angazhim nga të gjitha palët politike,” shtoi zyrtarja euroopiane.
Komisionerja Kos do të vizitojë Malin e Zi të enjten dhe të premten, më 16 dhe 17 janar, ndërsa Shqipërinë pritet ta vizitojë në shkurt./rtsh.al/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...