Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ashtu si dhe si kryerepublikani Fatmir Mediu kërkon vlerësim mbi bazën e peshës elektorale të secilës parti.
“Ne nuk kërkojmë të bashkohemi me PD-në. Ne kemi qenë pjesë e koalicionit me PD-në, shprehën vullnetin e gatishmërinë. Këtu nuk bëhet fjalë për pazar, mes dy partive, se ku do të jetë njëri apo tjetrit, këtu duhet të prevalojë qëllimi i përbashkët, rotacioni i pushtetit, që do të na çojë, do të thotë në një klimë mirëbesimi, si dhe të marrim në konsideratë peshën dhe valencën politike të çdo force politike. Kemi që në 2010 jemi të matur në rezultate elektorarisht, jemi parti e katërt parlamentare në vend. Këtë mund të shohim dhe në rezultatet zyrtare të KQZ. Sigurisht primatin e ka PD,nuk është rasti që PDIU kërkon të futet në listat e PD, dhe ne këtu duam të krijojmë në front opozitar”, deklaroi Idrizi.
Ai shton se 30 mijë vota të PDIU-së në Tiranë mbeten pa përfaqësim politik, duke nënkuptuar dhe peshën politike të partisë që përfaqëson.
“PDIU nuk kërkon bashkim me PD, por krijimin e një fronti opozitar. Jo të gjithë duhet të bëhen deputetë. Nëse PD nuk e pranon atëherë mund të them se ekzistojnë mënyra të tjera të konkurrimit në zgjedhje. Unë refuzoj që të jetë një marrëveshje e gjësë së gjallë, kështu po e quaj. Nëse PDIU-në nuk e duan apo peshën e saj, padyshim që ne do të hyjmë në këto zgjedhje, vetëm apo ndonjë koalicion, kjo mbetet për t’u parë”, deklaroi Idrizi në emisionin “Top Talk”.
Ai u shpreh gjithashtu se opozita është shumë vonë për sa i përket nënshkrimit të koalicioneve politik. “Ne duhet ta kishim bërë këtë gjë që në shtator, që të kishim mundësi të nënshkruanimin kontratën me qytetarët dhe të shpallnim programin”, theksoi Idrizi. Por ai shtoi se këto vonesa nga pikëpamja formale erdhi nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe nga vendimi i Komisionit Venecias.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...