Partia Demokratike u shpreh sot se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do japë me PPP kampusin Universitar që do të ndërtohet aty ku disa javë më parë u shembën godinat e vjetra në Qytetin Studenti.
Teksa publikon vendimin e botuar një ditë në fletoren zyrtare ku përcaktohet Bashkia e Tiranës si autoritet kontraktor për të zhvilluar procedurat për dhënie me koncesion për ndërtimin e Kampusit Universitar, PD thotë se Veliaj është kudo ku bëhet fjalë për nxjerrje të banorëve nga shtëpitë.
“Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.
Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erion Veliaj.
Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!
Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!”, shkruan PD.

Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...