PD dhe LSI megjithëse nuk garojnë me kandidatë në zgjedhjet e 30 qershorit i dorëzuan mesditën e së shtunës në KQZ, listat për anëtarët e komisioneve zgjedhore.
Pak më herët, Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD deklaroi se për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste.
Ivi Kaso akuzoi mazhorancën qeverisëse se po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatët e Bindjes Demokratike.
Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, tha Ivi Kaso, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit.
Bindja Demokratike sipas PD, nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë më të re opozitare, Astrit Patozi.
Përmes një statusi në Facebook, Patozi ka publikuar edhe një dokument sipas të cilit, jo vetëm deputeti Andi Përmeti, por edhe Lefter Koka i ka dhënë firmën për të garuar dhe kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit në të gjithë Shqipërinë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...