Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për interpelancën me kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi.
Kërkesa është depozituar nga shtatë deputetë të grupit parlamentar të PD: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka.
Kërkesa e plotë është depozituar sot në Kuvend.
Sipas PD-së, trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga grupet kriminale shqiptare përbën një shqetësim në rritje dhe të vazhdueshëm për partnerët tanë, që së fundmi konfirmohet edhe nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
PD nënvizon më tej se “grupet kriminale përdorin ekonominë shqiptare dhe veçanërisht sektorin e ndërtimit për pastrimin e parave, eksponentët e krimit të organizuar përfitojnë leje ndërtimi, licenca dhe tendera nga qeveria shqiptare; ekzistojnë fakte, të dhëna, prova dhe indicie të shumta për lidhjet e krimit të organizuar me nivelet më të larta të qeverisë shqiptare”.
Sipas PD-së për këtë arsye lindin disa pyetje që kërkojnë shpjegime nga ana e kryeministrit të vendit, i cili është njëherazi edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit.
PD kërkon nga Kryetari i Kuvendit që kërkesën për interpelancë urgjente t’ia njoftojë kreut të qeverisë dhe ta përfshijë atë si pikë të parë të Rendit të Ditës në seancën më të parë plenare të javës në vijim./atsh.al
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...