Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar “një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor”.
Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.
Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin e personave me precedent kriminalë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, me 4 mijë e 3025 vota të grumbulluara Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi në Shkodër pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste me 4 mijë e 421 fitoi 4 mandate./tch
Kamioni përfshihet nga flakët në afërsi të Kukësit, ndërhyjn...
Çështja e detit, marrëdhëniet me Athinën dhe vota e emigrant...
Nga nesër fillon edicioni i tretë i Forumit për Gratë, Paqen...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme – temper...
Portugalia triumfon në Kampionatin Europianit U-17 të mbajtu...
Man City afër të finalizojë marrëveshjen me dy yje të futbol...