Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e opozitës për mosregjistrimin e anëtarëve të saj në Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor në lokalet e 30 qershorit.
Në këtë mënyrë gjykata la në fuqi vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili argumentoi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të përfaqësohen me anëtarë në 90 KZAZ, me argumentin se nuk janë parti parlamentare dhe as subjekt zgjedhor.
Demokratët paralajmëruan përmes përfaqësuesit ligjor në KQZ se pas zbardhjes së vendimit do të vënë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar për atë që e cilësojnë shkelje ligjore.
Ivi Kaso :Do këkrojmë që OSBE OHDIR që ta pasqyrojë në raportin e saj ketë shkelje të rëndë.
Pas skadimit të afatit për dorëzimin e anëtarëve të KZAZ nga PD e LSI, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi thirrjet në adresë të shoqërisë civile për plotësimin e vakancave. Deri më tani është plotësuar një anëtar kryesisht në komisione, ndërkohë që pjesa tjetër që i takon opozitës vijon të mbetet bosh./tvklan/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...