Pak orë pas protestës të së shtunës, e diela e gjeti Kryeministrinë dhe Parlamentin në Shqipëri në proces pastrimi.
Punonjësit nisën punën për të hequr njollat e zeza dhe blu të bojës që u hodh nga protestuesit para Këshillit të Ministrave.
Ky ishte dëmi i vetëm që iu shkaktua këtij institucioni, pasi nuk u sulmua as dera dhe as xhamat e saj.
Nga ana tjetër, pas heqjes së shiritave që tregojnë për një skenë krimi, punonjësit e Bashkisë së Tiranës pastruan edhe ambientin përballë Parlamentit, ku u shënuan edhe aktet e dhunës.
Makina e djegur u hoq nga kioska përballë Kuvendit, ndërsa era e kundërgazit ndihej ende përreth. /A2 News
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...