Me dorëheqjen e beftë të ish Ministrit Saimir Tahiri nga posti i deputetit, mandatin e tij e mori Spartak Braho.
Kësisoj Braho ju rikthyer edhe njëherë punës si deputet me një mandat që do të zgjasë 3 vite. Por këtë të mërkurë, PS ka vendosur t’i japë një tjetër “dhuratë” ish deputetit të LSI-së, duke e propozuar si anëtar të komisionit të ligjeve.
Propozimi ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Me emërimin në komisionin e ligjeve si anëtar, Brahos rrjedhimisht i rritet paga për firmat, mbledhjet dhe ligjet të cilat ai nesër mund të relatojë./Gazeta Express
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...