Një aeroplan që po fluturonte nga Omaha për në Detroit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Ajova, pasi një pasagjer shqiptar dyshohet se ka tentuar të hapë derën emergjente gjatë fluturimit.
Sipas raportimeve të CNN, incidenti ndodhi në fluturimin 3612 të Delta Connection, të operuar nga SkyWest Airlines. Pasagjeri është identifikuar si Mario Nikprelaj, 23 vjeç, me banim në Nebraska.
Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se Nikprelaj ishte përfshirë më parë në një konflikt verbal me një asistente fluturimi dhe më pas ka tentuar të hapë një nga dyert e daljes emergjente të avionit.
“Më 17 korrik 2025, rreth orës 18:13, Policia e Cedar Rapids-it është dërguar në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një raportimi për sjellje shqetësuese të një pasagjeri në një fluturim nga Omaha për në Detroit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Cedar Rapids-it.
Nikprelaj është ndaluar dhe dërguar në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn, ku ndaj tij janë ngritur akuza për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë. Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë për ngritjen e akuzave të tjera.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...