Pjesë të caktuara në qytetet e Shqipërisë janë vërshuar nga ujërat pas reshjeve të mëdha të shiut që po vazhdojnë tash e dy ditë, prandaj kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “shteti është në këmbë”.
Shkrimi i plotë nga Edi Rama në Facebook:
Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit.
Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.
Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.
I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.
Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.
Krasniqi tregon pse erdhi deri te vendimi për protestë nesër...
Zbulohet në fund të detit qyteti i ndërtuar 140 mijë vjet më...
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Për...
Lokomotiva e Moskës heq dorë nga Daku, shkak çmimi i tij i l...
Zelensky ndërpret papritur vizitën në Gjermani
Shpërthim në burgun e Fushë Krujës, policia: Nuk ka persona ...