Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u kërkoi publikisht të largohen nga postet 35 drejtorët e Hipotekave, kjo për shkak të performancës së dobët në përgjigjet për shqetësimet e qytetarëve, në regjistrimet e pasurive.
Mirëpo mësohet se sot thuajse të gjithë i kanë paraqitur aktet e largimit vullnetar nga detyra.
Rama tha se zvarritja e punës ishte pasojë e mosnjohjes se ligjit, mungesës së arsimit apo për arsye korruptive.
Zyra e Hipotekave është një prej institucioneve më të kritikuar nga Kryeministri. Kritika ka pasur edhe ndaj Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ku edhe aty kanë nisur dorëheqjet në radhët e drejtuesve, shkruan Tv Klan.
Ministria e Financave gjithashtu ka konfirmuar dorëheqjen e 4 zyrtarëve të lartë të Tatimeve, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor dhe 3 Drejtorëve Rajonal të Hetimit, në Tiranë, Fier dhe Shkodër.
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën