Bashkia e Tiranës ka shtyrë afatin e regjistrimit në çerdhe dhe kopshte publike deri më 30 qershor pas sulmit kibernetik që nxori jashtë funksionit platformën e aplikimit online.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bashkia sqaron prindërit se në datat 25, 26, 27 dhe 30 qershor 2025 mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve.
“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e- femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.
Për sa më lart, ju informojmë se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 qershor 2025”, thuhet në njoftimin e bashkisë./euronews
LEXO EDHE:
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...