Gent Gazheli është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi. Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë konfirmon se Gazheli nuk është më në detyrë dhe ka nisur procedura në Komisionin e Politikës së Jashtme për zëvendësimin e tij. Ministria e Jashtme propozuar edhe emrin e ambasadorit të ri që do të shkojë në Turqi.
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar seancë dëgjimore ditën e nesërme, 12 nëntor, ora 10:00, në Komisionin e Politikës së Jashtme me diplomatin Kastriot Robo, si kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.
Ishin të shumtë ata që kërkuan largimin e Gazhelit pas reagimit të tij në rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që qëndronte në kampin Al-Hol të Sirisë. Gazheli u kritikua fort për qëndrim arrogant edhe nga emisioni investigativ italian, “Le Iene”, të cilët bënë të mundur gjetjen e Alvinit dhe bënë presion që ai të rikthehej në shtëpinë e tij. Ambasadori u kishte premtuar gazetarëve italianë se nuk do ta linte Alvinin në kampet e Sirisë, por në fund nuk iu përgjigj telefonatave të tyre.
“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të. Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh”, – tha gazetari italian Luigi Pelazza i Le Iene./lapsi/
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...