Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka publikuar shifrat e turistëve francezë që kanë vizituar Shqipërinë për periudhën Janar-Korrik dhe e ka krahasur atë me një vit më parë.
“38, 915 francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga Janari në Korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19, 184”, shkruan Kryeministri Rama.
Krahas mbishkrimit, Kryeministri Rama ka publikuar një artikull të medias franceze “Laurence Delpoux”, që i dedikohet Shqipërisë. Rama shkruan se në reportazhin e medias franceze “janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra”.
“I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë.
Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook. /arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...