Pas publikimit të disa fotove intime ku pretendohet se është ish-ministri Dritan Prifti, ky i fundit do të përballet tashmë edhe me një padi të ngritur nga deputeti i LSI-së Agron Çela. Prifti e ka akuzuar Çelën si përfitues të parave nga transfertat e DIA-s. Por Cela i ka quajtur shpifje akuzat e Priftit dhe për këtë ka vendosur ta hedhë në gjyq.
“Përsa shpif Dritan Prifti, deklaroj se nuk ekziston asnjë transfertë nga DIA në kompani që unë kam drejtuar në vitin 2011. Gjatë vitit 2011 unë nuk kam qenë qytetar i angazhuar në asnjë forcë politike dhe tek LSI u bashkove në vitin 2013 në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan
Prifti, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori. Mbështes dhe do votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar për çështjen CEZ. Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailain. Kanë punuar bashkë në vitin 1990. Ata janë miq, ata janë shokë, ata punojnë bashkë, ata zhvasin popullin”, tha Çela./Lapsi.al/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...