Pas dy grabitjeve, aeroporti Rinas bëhet me drejtor të ri

13:48 | 19 Gusht 2019

Ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, bëhet e ditur se është ndryshuar Drejtori i Përgjithshëm.

Nga sot e tutje këtë post do e mbajë Costantin Alvenbeslen. Më parë këtë post e ka patur gjermani Rolf Castro-Vasquez. Ky i fundit kishte 14 vite që mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Aeroporti i Rinasit menaxhohet prej kompanisë kineze ‘’China Everbright’’.

“Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Constantin von Alvensleben si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, i vlefshëm nga data 2 Shtator 2019. Constantini do të udhëheqë ekipin menaxhues të TIA-s, duke mbikëqyrur strategjinë e zhvillimit të kompanisë dhe biznesit, marrëdhëniet me qeverinë dhe palëve të interest”, thuhet në njoftimin e TIA.

Emri i Rolf Castro-Vasquez është shumë i përmendur në mediat shqiptare. Ai është përfolur edhe për qëndrimin e tij të dhyshimtë, pas dy grabitjeve të mëdha në Rinas, ku edne asnjëra prej tyre nuk është zbardhur plotësisht.

Në grabitjen e bujshme të 990 mijë eurove në 2016-ën, Castro-Vasquez nuk u paraqit në Prokurori për të dëshmuar. Në atë kohë ai ndodhej me pushime jashtë Shqipërisë dhe nuk e “prishi terezinë” për t’i ndërprerë pushimet e për të qënë në krye të detyrës, ashtu siç duhet të ndodhte.

Grabitja e dytë e ndodhur në 9 prill të këtij viti, po ashtu nuk e ka shqetësuar si duhet drejtorin e Përgjithshëm të Rinasit. Miliona euro u grabitën në më pak se 5 minuta. Një nga grabitësit mbeti i vrarë në pistën e aeroportit. Ai është Admir Murataj, për të cilin mediat shqiptare e të huaja shkruan masivisht.

Castro-Vasquez e ka marrë detyrën si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana International Airport (TIA) në 19 qershor 2013 dhe ditën e sotme është emëruar Constantin von Alvensleben./sotnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara