Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili paralajmëroi skandale të tjera në ditët në vijim.
Duke folur në Report TV Vasili deklaroi se pritet që të dalin transaksione të dyshimta parash të drogës dhe krimit në vende të largëta.
“Kam thënë se shumë qartë dhe prerë debatet e sotme nuk janë asgjë në krahasim me debatet që do të vijnë në vazhdim ku do të jenë të shumë të rënda.
Do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Të krimit dhe të trafikut, edhe të parave të pista dhe parave të transportuara diku larg.
Që janë para jo të pastra, të jeni shumë të qartë, të prodhuara edhe nga trafiqet dhe nga korrupsionit.
Po, po do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Kur? Doni ditën dhe orën?
Që nga 28 shtatori, pati rreth 3 javë besoj të jetë kaq ose më pak se sa kaq. Do të ketë vazhdimisht raste të tilla” – u shpreh Vasili.
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...