Ka përfunduar pas rreth katër orës mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së, Lulëzim Basha njoftoi nisjen e një procesi analize në parti pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa hodhi poshtë zërat se në mbledhje ka pasur konfrontime.
Ka pasur dialog konform etikës, tha ai. Interesimit të gazetarëve lidhur me këtë çështje, Basha iu përgjigj duke thënë se në mbledhja u shoqërua me debate dhe dialog dhe se nuk ka kundërshtarë brenda partisë:
“PD s’ka kundërshtarë brenda vetes. Kundërshtari ynë s’është një persona, por çfarë personifikon, aleanca e krimit. Ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave”.
“Sa kohë të jemi unë në PD nuk do të ketë fraksion në PD, tha Basha, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjesht qëllim i PD për të cliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Ramës.
Bashkimi i demokratëve është bërë gjithmonë rreth atyre që demorkatët nuk i kanë tradhëtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhëtuan as në 25 qershor. Rreth vlerave si shqiptarë, si europianë si patriotë dhe rreth qëllimit të përbashkët që ti shërbejme qytetarëve shqiptarë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...