Parlamenti holandez diskutoi të enjten, më 11 prill, temën e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, si një mënyrë për t’i bërë ballë rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në këtë vend.
Mocionet e propozuara nga kristiandemokratja Madlejn fan Turenburg dhe nga anëtari i partisë ultradjathtiste Zitse Fricma, raportohet se përkrahen nga policia e Amsterdamit dhe nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe pritet të hidhen për votim të martën e ardhshme, më 16 prill, shkruan sot Koha Ditore.
Në Parlamentin e Holandës më 11 prill raportuan ministri i Jashtëm i këtij vendi, Stef Blok, dhe ai për Drejtësinë dhe Sigurinë, Grapperhaus….
Gjatë parashtrimit të argumenteve pro nismës së saj, deputetja Turenburg ka thënë se prej vitit 2010, kur Shqipërisë iu hoqën vizat, “mafia shqiptare vetëm sa është zgjeruar në mbarë Evropën Perëndimore”.
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë