Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar sot rezolutën për Shqipërinë, ku vihet në dukje zbatimi i reformës në drejtësi, progresi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, etj, raporton Anadolu Agency (AA)
Rezoluta për Shqipërinë është miratuar me 546 vota pro, 85 ishin kundër dhe 62 abstenime.
Në rezolutë theksohet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme në qershor të vitit 2017, janë kyçe për avancimin proceseve të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur se Shqipëria ka bërë progres të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit. Sipas tij, miratimi i reformës për sistemin gjyqësor është një moment historik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE nisën në vitin 2000. Në vitin 2009 Shqipëria u bë pjesë e NATO-s. Vendi i cili ndërmori reforma për procesin e anëtarësimit me të drejta të plota në BE, në qershor të vitit 2014 mori statusin e vendit kandidat./Arbresh.info
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...