Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimeve në Parlamentin Europian mbi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nesër me shumicë votash, shkruan euronews.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ka theksuar mbështetjen e fuqishme që Shqipëria ka marrë nga grupet kryesore politike në Parlamentin Europian si edhe nga Komisioni Europian për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
Ai nënvizon se raporti i këtij viti e pozicionon Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon progresit në këtë proces.
“Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces,” shkruan Balla.
Sa i përket reformës zgjedhore, ai ka sqaruar se Kuvendi i ri, i cili nis punën më 10 shtator, do të jetë institucioni që do të adresojë këto çështje.
Raporti për Shqipërinë është hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder, i cili më herët ka deklaruar se “Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoriti kryesor’ mes kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Europian.”
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë