Ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era bëhet relativisht intensive dhe 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.Temperaturat parashikohen në zonat malore -6 deri 4 gradë Celsius, në zonat e ulëta -2 deri 15 gradë Celsius, në zonat bregdetare 1 deri 15 gradë Celsius.
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...