Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./abcnews.al
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...