Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin si edhe reshje dëbore në zonat malore të Shqipërisë.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të dendura në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Pukë deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./ abcnews.al
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...