Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka shtyrë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të vazhdojë luftën kundër Iranit, raportoi të martën New York Times.
NYT tha se Bin Salman sheh një “mundësi historike” për të rindërtuar Lindjen e Mesme, duke cituar njerëz të informuar nga zyrtarët amerikanë mbi bisedat.
Ata thanë se princi i përcolli Trump se ai duhet të shtyjë përpara drejt shkatërrimit të qeverisë “të vijës së ashpër” të Iranit, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit, princi gjithashtu argumentoi se Irani përbën një kërcënim afatgjatë për Gjirin, që mund të eliminohet vetëm duke hequr qafe qeverinë.
Presidenti gjerman e quan luftën në Iran ‘gabim katastrofik’
Ndërkohë, sipas raportit, zyrtarët sauditë hodhën poshtë idenë se princi shtyu për të zgjatur luftën.
“Mbretëria e Arabisë Saudite ka mbështetur gjithmonë një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, edhe para se të fillonte”, tha qeveria saudite në një deklaratë, duke vënë në dukje se zyrtarët “mbeten në kontakt të ngushtë me administratën Trump dhe angazhimi ynë mbetet i pandryshuar”.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit që ka vrarë më shumë se 1,300 njerëz, përfshirë udhëheqësin suprem të atëhershëm Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin dhe vendet e Gjirit, të cilat kanë në qendër të tyre asetet ushtarake amerikane. /Telegrafi/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan