Pas katër ditësh të mbushura me aktivitete të shumta, takime ndërkombëtare dhe prezantime sektorësh strategjikë, edicioni 2025 i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës u mbyll me rezultate pozitive dhe një theks të qartë mbi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Me moton “Dritare drejt së ardhmes”, ky edicion shënoi një pjesëmarrje rekord: 250 kompani, prej të cilave 170 ishin ndërkombëtare, që përfaqësuan mbi 20 shtete nga Europa, rajoni dhe SHBA.
Prania e gjerë e bizneseve të huaja dhe përfaqësuesve institucionalë e pozicionoi panairin si një platformë të rëndësishme dialogu dhe partneriteti për Shqipërinë.
Një ndër momentet kyçe të këtij edicioni ishte mbledhja e Komitetit Drejtues të CEFA-s (Central European Fair Alliance), që për herë të parë u zhvillua në Tiranë. Ky forum përfaqëson panairet më të mëdha të Evropës Qendrore dhe Ballkanit, dhe mbajtja e tij në Shqipëri shënoi një moment të rëndësishëm për afirmimin e Tiranës si një aktor rajonal në industrinë e eventeve dhe ekspozitave.
Pjesëmarrje e nivelit të lartë dhe prani e kompanive të reja ndërkombëtare
Një tjetër veçori e këtij viti ishte prezenca për herë të parë e disa kompanive prestigjioze ndërkombëtare, që shënojnë një rritje të interesit për tregun shqiptar dhe rajonin në tërësi.
Një platformë në rritje për zhvillim dhe integrim europian
Rritja e vëmendjes ndërkombëtare, niveli i lartë i përfaqësimit dhe tematika e fokusuar në integrimin europian dhe inovacionin, e pozicionojnë Panairin e Tiranës si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ekonomik rajonal./atsh
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...