Partia Demokratike e sheh reformën zgjedhore si mekanizëm për daljen nga kriza e thellë politike dhe garantimin e zgjedhjeve të parakoshme.
Në qoftë se kjo dështon, Edi Paloka tha për RTV Ora se e vetmja gjë mbetet përballja në rrugë.
Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve të parakohshme me qeveri teknike, e për këtë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në protesta.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është i bindur se e vetmja e vetmja rrugë për largimin e Ramës është përballja.
Paloka: Me Ramën nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes. Ai do të vazhdojë të zvarritet dhe të tërheqë zvarrë dhe shqiptarët dhe Shqipërinë.
Opozitën në këto kushte, tha Paloka, e mbajnë vetëm rekomandimet e Bundestagut gjerman, veçanërisht reforma zgjedhore.
Por ky moment sipas tij po keqpërdoret nga Kryeministri.
Paloka: Me atë komisionin unisex në parlament të krijojë idenë se ai është për kodin zgjedhor, por nuk është opozita e gatshme të bashkëpunojë.
Opozita tashmë nuk pranon vetëm zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Paloka: Ne kërkojmë zgjedhje parlamentare dhe lokale në një ditë.
Sa i përket debatit për reformën zgjedhore, Paloka, tha se të gjithë ata që fajin ja vënë sistemit, i shërbejnë Edi Ramës.
Paloka: Ata që vazhdojnë dhe ngulin këmbë për sistemin, ja vënë fajin sistemit, në rastin më të mirë janë naivë, në rastin më të keq janë njerëz që i shërbejnë Ramës.
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...
Begaj ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme, fokus te siguria ...